Lajme

​Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit, në viset malore deri mbi 40 cm – bëhet thirrje për kujdes gjatë vozitjes

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur gjendjen aktuale në rrugët e vendit pas reshjeve të borës.

Në një njoftim për media thuhet se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e ministrisë janë të hapura për qarkullim.

Gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës ka kaluar 20 cm, ndërsa në disa zona malore ka kaluar 40 centimetra, sipas ministrisë.

Ajo njëherësh fton ngasësit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas gjendjes rrugore.

Të Ngjashme