Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Baraliu: Amerika po e përkëdhel shtetin e Serbisë

 
   

Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu, ka thënë se është shqetësuese politika përkëdhelëse e administratës amerikane drejt Serbisë në Ballkan.

Baraliu, i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosova, ka thënë se politika e ShBA-së në Ballkan, është tema kryesore që siç tha ai duhet të zgjidhet.

“Kryeministri Kurti ka dëshmuar atë që është pritur nga administrata e presidentit Biden, ose të themi nga të angazhuarit në Ballkan, duke filluar me sekretarin Blinken dhe ambasadorin Hill. Kemi vërejtur për një kohë të gjatë një anim nga ana e Serbisë nga ky tandem”.

Ai u befasua me veprimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që sipas tij, është hera e parë që po reagon në këtë formë.

“Ambasadori Hovenier ka bërë përjashtim deri më tani, është hera e parë që të jetë agresiv, në përkëdheljen që po i bëhet Serbisë. Mirëpo, më shumë se sa që është problem le të themi acarimi i marrëdhënieve apo vendimet e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për të shtrirë rendin dhe ligjin, më shumë shqetësuese është politika përkëdhelëse e administratës amerikane drejt Serbisë në Ballkan, kjo është  tema kryesore që duhet të zgjidhet”.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Kërkesa për themelim të komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Kusari- Lila: Nuk ka kuptim

Lajme

Cramon: Nëse Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet BE-së, s’mund ta detyrojmë

Lajme

Miratohet në lexim të dytë projektligji për të drejtat e autorit

Lajme

LDK i kryen zgjedhjet në një degë në Prishtinë, ky është kryetari që u zgjodh