Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Basha: KFOR-i le t’ia dorëzojë mandatin FSK-së, më shpejt e rregullon FSK-ja problemin në veri të Kosovës

 
   

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, e ka kritikuar KFOR-in duke thënë se ata nuk dëshirojnë të ballafaqohen me problemet në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se problemin në veri të vendit më shpejtë do ta rregullonte FSK-ja se KFOR-i.

“Nëse KFOR-i, nuk dëshiron të ballafaqohet, le t’ia jep mandatin FSK-së, dhe t’i ndihmojë edhe policisë. Më shpejtë e kishim kry ne me FSK-në dhe Policinë se sa që është duke e bërë KFOR-i.

Kemi policë të mjaftueshëm, kemi baza të mjaftueshme, kemi municion të mjaftueshëm me i nejtë gati krejt kriminelëve, policia mundet me i qitë fare krejt kriminelët”, ka thënë ai.