Aktuale

Baza e armëve në Tiranë, ja cilët janë 4 të arrestuarit dhe njëri prej të shpallurve në kërkim (Foto)

Mediat kanë siguruar fotot e 4 të arrestuarve në Tiranë, pjesë e dy grupeve kriminale për shitjen e armëve.

Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba janë 4 të arrestuarit.

Gjithashtu, është siguruar edhe fotoja e njërit prej të shpallurve në kërkim, Kevin Vilës.

Ky i fundit, në vitin 2022 është arrestuar për vjedhje. Në makinën me të cilën udhëtonte, ndodhej bashkë me një tjetër, Mikel Aliun.

Gjatë ndjekjes nga policia, u përplasën me patrullën, por pa shkaktuar lëndime të efektivëve. Të dy u arrestuan për këtë ngjarje, kurse një i tretë u vu nën hetim në gjendje të lirë.

Të Ngjashme