Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka zhvilluar një aktivitet në Drenicë, ku ka theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj zone në zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit.
Në një postim publik, Hamza është shprehur se në Drenicë “i është thënë STOP padrejtësive” dhe se nga kjo zonë ka nisur “kthesa historike”, duke shtuar se edhe sot synimi është “t’i jepet fund krizës dhe të udhëhiqet ndryshimi në Kosovë”.
Ai e ka përshkruar Drenicën si vend të mikpritjes, bujarisë dhe rezistencës historike, duke theksuar se ajo ka qëndruar gjithmonë kundër imponimeve me forcë.
“Bashkë, gjithmonë bashkë, do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza në fund të deklaratës së tij.
Postimi i plotë:
Në Drenicën heroike, në vendlindjen time.
Këtu i është thënë STOP padrejtësive dhe nga këtu ka filluar kthesa historike. Sot, këtu i themi STOP krizës, duke i prirë marshit për ndryshimin e Kosovës.
Drenica është vend i mikpritjes dhe bujarisë, ku çdo shqiptar e ka derën gjithmonë të hapur. Por, ky vend është edhe vend i rezistencës, që i ka qëndruar përballë çdo pranie të imponuar me forcë.
A e dini pse? Sepse, Drenica është vetë speciale. Historikisht ka qenë dhe mbetet e tillë.
Këtë histori nuk mund ta ndryshojë askush, as nga brenda e as nga jashtë.
Bashkë, gjithmonë bashkë, do ta ndryshojmë Kosovën!
#StopKrizes #NdryshoKosoven #PDK125
