Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bedrush Nezaj kujton Ylfete e Mentor Humollin: Ishin prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri

 
   

Bedrush Nezaj, kryetar i Klubit Kulturor Shqiptar “Bardhosh Gërvalla”, në Ludëigsburg, ka kujtuar Ylfete e Mentor Humollin.

Ai ka thënë se të dy ishin “prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri sepse ata u rritën para kohe nga tymi i gazit lotsjellës”.

Ata u vranë në demostrata e 1 shkurtit të vitit 1990.

Shkrimi i plotë:

Para 33 vjetëve, më 1 shkurt 1990, gjatë demonstratave kundër represionit shtetëror, u vra nga policia serbe 16 vjeçarja Ylfete Humolli. Dëshmitarët thonë se fjalët e vetme të saj para se të jepte shpirt ishin: “Ku është Mentori?”

Mentori ishte vëllai i saj 13 vjeçar që gjithashtu po protestonte atë ditë. Mentori e Ylfetja ishin prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri sepse ata u rritën para kohe nga tymi i gazit lotsjellës.

Nëntë vite më vonë, Mentori do ta vishte uniformën e UÇK-së dhe në moshën 23 vjeçare do të vritej në Betejën e Koshares.

Sot, në fshatin Lupç, buzë lumit Llap, janë dy varre-lapidare që përjetësojnë kujtimin për motrën dhe vëllain të rënë për liri. Lavdi!

Shpërndajeni që ti kujtojmë e mos ti harrojmë!