Lajme

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim Presidentin e Këshilli Evropian, António Costa, me të cilin ka diskutuar mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve evropiane në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar angazhimin e institucioneve shqiptare për përmbushjen e reformave dhe standardeve të kërkuara në këtë rrugëtim.

“Shpreha mirënjohje për mbështetjen në këtë proces kyç të negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e këtij objektivi kombëtar”, u shpreh Begaj pas takimit.

Ai vlerësoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të kontribuojë në forcimin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik, jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë Evropën./teve1.info/

Të Ngjashme