Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha paralajmëron lëvizjen “drastike” brenda në parlament

asdite në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Opozita ka paralajmëruar se aksioni i nisur seancën e kaluar që kulmoi me përjashtimin e 23 deputetëve do të vazhdojë edhe do të intensifikohet akoma më shumë.

“Po nuk u respektuan të drejtat e deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë deri në ekstrem” tha Berisha.

Gazetarët e pyetën nëse do të ketë grevë urie? “Absolutisht, minimumi” tha Berisha.

“Ne jemi në një betejë pa kthim dhe kjo, shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin. Ua them unë. Ndaj edhe do ta vazhdojmë këtë betejë” deklaroi i prerë ish-kryeministri.