Lajme

Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave

Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi mori 37 mijë 341 vota “pro”, ose 96% të totalit, duke siguruar një fitore bindëse në referendum.

Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, u shpreh se procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë, të rregullt dhe transparente.

“Përmes një procesi transparent dhe me pjesëmarrje të lartë, janë përpunuar të dhënat paraprake nga 77 degët e PD-së. Numri total i votave të numëruara ka qenë 39 441. Nga këto, 38 902 janë vota të vlefshme, ndërsa 37 341 kanë qenë në mbështetje të kryetarit Sali Berisha”, deklaroi Vokshi.

Sipas rezultateve paraprake, kundër Berishës votuan 1 055 anëtarë, ndërsa 506 të tjerë abstenuan.

Të Ngjashme