Aktuale

Big Brother VIP Albania 6 rikthehet në dhjetor, kush do jenë banorët e rinj

“Big Brother VIP Albania” rikthehet në ekran me edicionin e tij të gjashtë. Sezoni i ri pritet të nisë në muajin dhjetor në Top Channel, ndërsa lajmi është konfirmuar përmes një spoti të publikuar në faqen zyrtare të formatit në Instagram.

“Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria. Një lojë. Big Brother VIP nga dhjetori”, thuhet në mesazhin që shoqëron paralajmërimin e sezonit të ri.

Formati, i cili është kthyer në një nga programet më të ndjekura të televizionit shqiptar, mbledh në një shtëpi të izoluar nga bota e jashtme personazhe të njohur nga fusha të ndryshme. Përmes sfidave, debateve, aleancave dhe eliminimeve, banorët përballen me një lojë që ndiqet çdo ditë nga publiku.

Ndërkohë, emrat e mundshëm të konkurrentëve kanë nisur të përfliten, por deri më tani nuk ka një listë zyrtare të banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni. Identitetet e tyre pritet të zbulohen me afrimin e nisjes së spektaklit.

Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte ''tallet'' me atletet e tij të bardha, ja si rea...

Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte ”tallet” me atletet e tij të bardha, ja si rea…

8 makina rrethojnë hotelin në Radhimë, publikohet VIDEO e përplasjes me armë zjarri

8 makina rrethojnë hotelin në Radhimë, publikohet VIDEO e përplasjes me armë zjarri

Të Ngjashme