Aktuale

BKH nis aksionin për kapjen e bosëve të krimit; a do na e zbulojë ku fshihet Ergys Agasi?

BKH nis aksionin duke menjanuar Policinë e Shtetit, por kap vetëm “peshq” të vegjël si Adi Çoba, ndërsa “mbreti” Ergys Agasi qarkullon i lirë i mbrojtur nga Edi Rama dhe i informuar nga Ervina Gjana me 4 dosje penale në krye të Antikrimit Kibernetik

Për herë të parë Byroja Kombëtare e Hetimit zbriti në terren me njësinë e saj të armatosur, por spektakli i Durrësit me kapjen e një “peshku” të vogël nuk ia ka zënë sy askujt. “Mbreti” i vërtetë i pazareve të shtetit vazhdon të qarkullojë i lirë, i mbrojtur drejtpërdrejt nga kreu i qeverisë.

Mbrëmjen e 1 korrikut, agjentët e trajnuar dhe të armatosur të BKH-së zhvilluan operacionin e tyre të parë në Durrës. Në pranga përfundoi Adi Çoba, një personazh i njohur për CV-në e tij kriminale, i cili u kap pa bërë rezistencë në një banesë në zonën e plazhit.

Celulari i sekuestruar përfundoi në laborator, ndërsa në filtër po kalojnë veprimet e zyrtarëve të policisë për të parë nëse kanë “harruar” qëllimisht të arrestojnë të kërkuarit kryesorë. Lista përfshin 24 shtetas të dyshuar të lokalizuar në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Elbasan. Të kërkuarit vazhdojnë të rrinë të qetë në vila dhe resorte luksoze në zonat bregdetare, sikur asgjë nuk po ndodh.

See also  Humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë gjyqtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)Kreu i SPAK-ut, z. Braho, ishte shfaqur një ditë më parë në Kuvend me premtime të mëdha, duke paralajmëruar se BKH do të kryejë vetë arrestime dhe ekzekutime të masave të sigurisë. Në të gjitha aksionet e qershorit dhe korrikut, një emër mungon me qëllim: Ergys Agasi.

Agasi figuron i lidhur në trafik droge, pastrim parash dhe shkëmbime informacioni. Por në dosjen “Aruba”, emri i tij lihet jashtë me qëllim, duke ngritur dyshime të forta se dikush nga lart po e mbron nga hetimet.

Informacionet nga shërbimet partnere tregojnë se në gjithë këto muaj, Ergys Agasi nuk është larguar nga Shqipëria. “Xhambazi” i pazareve të AKSHI-së ka qëndruar i fshehur brenda vendit, i shoqëruar me eskorta policore dhe i mbrojtur drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.

Një mbrojtje e tillë nuk i ofrohet asnjë të kërkuari tjetër në Shqipëri. Agasi ka dijeni paraprake për çdo lëvizje të hetuesve, sepse ka një “ushtare” besnike brenda Policisë së Shtetit që e mban të informuar për gjithçka.

See also  E FUNDIT/ Pezullohet kalimi në Ngushticën e Hormuzit, del mesazhi kërcënues: Do të shënjestrohet çdo anijeErvina Gjana, “ushtarja” me 4 dosje penale në krye të Antikrimit Kibernetik

Policia e Shtetit kërkon zyrtarisht Ergys Agasin, por njeriu i tij më besnik vazhdon të drejtojë Antikrimin Kibernetik. Ervina Gjana mban postin e Drejtoreshës së Përgjithshme, pavarësisht se rrethohet nga katër dosje penale; një “ushtare” e grupit të Agasit.

Përmes saj, Agasi informohet për çdo aksion, dekonspiron operacionet hetimore dhe vijon të kontrollojë nga hija të gjithë aparatin e policisë.

Ndërsa BKH zbret për herë të parë në terren, pyetja mbetet në ajër: a do ta prekë ndonjëherë ky operacion “mbretin” e vërtetë, apo gjithë kjo është vetëm një spektakël për masën? “Benjamini” i Edi Rames vazhdon të flejë i qetë nën hijen e mbrojtjes së lartë shtetërore, ndërsa një pyetjeje nuk po i japim dot përgjigje zyrtarisht: kush e mbron Ergys Agasin? /Pamfleti

Të Ngjashme