![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/blakaj-tregon-se-cka-shkakton-droga-ekstazi-qe-iu-zu-mujecit-te-vv-se_64ddc2325059c.jpeg?resize=850%2C504&ssl=1)
Asambleisti i VV-së, Besnik Mujeci bashkë me katër persona të tjerë u kap për trafik droge.
Droga e llojit “ekstazi”, u transportua nga stacioni i autobusëve të Prishtinës për në Shqipëri, ku edhe u kap atje.
Hiç më pak se 11 mijë doza “ekstazi” u gjetën nga Policia e Shqipërisë, në aksionin ku u arrestua, Besnik Mujeci i VV-së.
Media ka qëndruar në qendrën për trajtimin e personave nga drogat “Labirint”, për të pyetur lidhur me rrezikun e përdorimit të kësaj llok droge.
Drejtori i kësaj qendre, Safet Blakaj, ka treguar për rrezikun e madh që qon kjo substancë për ata që e përdorin.