Aktuale

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ja sa do të jetë shuma që do marrin

Pensionistët do të përfitojnë një bonus vere me vlerë 5000 lekë, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Nga dita e nesërme nis shpërndarja e tij.

“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”, tha ministrja.

See also  “Humbja e dy fëmijëve, tragjedi e pangushullueshme”- Rama reagon për aksidentin e rëndë në DurrësGjithashtu është rritur masa e garancisë sovrane për bizneset.

“Rritet masa e garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve. Ky vendim lidhet me programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” që u dedikohet gjithë bizneseve në Republikën e Shqipërisë. Norma e interesit që do të aplikohet nga bankat do të jetë mesatarisht 2%”, tha Ibrahimaj.

Të Ngjashme