Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, vendosi këtë të mërkurë të ndryshojë çmimet e karburanteve në vend.
Kështu, çmimi i shitjes me pakicë i naftës u vendos të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër, shkruan A2 CNN.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
