Lajme

Buçpapaj ‘godet’ opozitën pas thirrjes së Kurtit: Osee propozoni një figurë bashkuese, ose …!

Deklarata e Albin Kurtit për zgjedhjen e një presidenti konsensual duket se e ka vendosur opozitën e Kosovës përballë një prove të drejtpërdrejtë politike.

Në shkrimin e saj në Facebook, publicistja Elida Buçpapaj e përshëndet qasjen e kryeministrit Kurti, duke e lexuar si një ftesë të qartë për opozitën që të lërë mënjanë kalkulimet partiake dhe të propozojë një figurë që bashkon Kosovën.

Sipas saj, tani barra e përgjegjësisë është mbi opozitën: të dëshmojë nëse ka një emër vërtet unifikues, apo do të mbetet peng i interesave të veta politike.

Shkrimi i plotë

Albin Kurti asht shpreh publikisht

eksplicitivisht, ad litteram,

dmth fjalë për fjalë

qartë e shkoqur, shqip e troç –

që ta dëgjojmë të gjithë,

me veshët hapun mirë

brënda e jashtë Dardanisë,

dardanët e Mërgatës

dhe gjithë Diaspora

përfshi Aleatët tanë Perëndimorë

me të cilët jena lidhë si mishi me thoin –

duke e ftuar opozitën

të propozojë

për Republikën e Kosovës

Presidentin konsensual,

që të jetë unifikues,

një personalitet i shquar,

me integritet dhe

mbi partitë.

Tash opozita në Kosovë

ose e propozon

një figurë bashkuese,

të respektuar, të nderuar e vlerësuar nga të gjithë

ose shkon e mbytet n’ujn e vet!

Të Ngjashme