Aktuale

Burri pëson infarkt në plazh, mjekët luftojnë për t’i shpëtuar jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në një plazh në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një i moshuar ka pësuar infarkt sapo ka hyrë në ujërat e liqenit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet mjekësore, të cilat po i japin ndihmën e parë dhe po përpiqen ta rikthejnë në jetë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet mjekësore.

Të Ngjashme