Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën vizitë, ka thënë ai, duhet kuptuar në kontekstin e luftës me të cilën po përballet Ukraina.
Por, megjithatë, shton Bushati, presidenti ukrainas, mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e shtetit që udhëheq ai në Evropën Lindore, përfshirë këtu edhe Kosovën.
‘’Vizita e Volodymyr Zelenskyy në Serbi duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraian.
Askush nuk priste ndonjë përparim të madh.
Megjithatë, Volodymyr Zelenskyy mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e Ukrainës në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukraina’’, ka shkruar Bushati.

Postimi në X
