Siç kemi raportuar, të martën e fundit në orët e hershme të mëngjesit (01:59) në Fushë Kosovë është vrarë një grua e re argjentinase, që më pas policia kosovare ka arrestuar edhe një mashkull (32) që dyshohet të jetë autor i këtij krimi.
Mësohet se autori i krimit është një kosovar (E.N) me pasaportë zvicerane që dyshohet se hodhi nga dritarja e katit të…
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot Dardan Krivaqa me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, shkruan Insajderi.
Ajo që ra në sy gjatë prezencës së Krivaqës ishte edhe tatuazhi që kishte prapa kokës, në të cilin shkruhej “Fuck…
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se 900 ditë të Qeverisë Kurti nuk kanë prodhuar zhvillim, por vetëm skandale dhe papërgjegjësi.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se është koha e fundit që kjo qeveri…
Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet.
Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës.
Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i…
Sot do të hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili I ka ftuar të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.
Kurti ka thënë se deri tani kanë qenë 15 inspektorë të tregut…
“O doktor a e nal deken ti, a veç dhimtë” – Pyetja e dëgjuesit që shkaktoi të qeshura në studio
04/08/2023
Neurologu Armend Agollifoli për problemet më të zakonshme neurologjike me të cilat ballafaqohen kosovarët, duke treguar edhe se si të bëhen trajtimet e duhura për to.
Gjatë emisionit, disa shikues u drejtuan te neurologu për ndihmë me shqetësimet e tyre…
RrGK: I ulët dënimi për Arbër Sejdiun
04/08/2023
Rrjeti i Grave të Kosovës, ka reaguar pas vendimit për vrasjen e Marigona Osmanit.
RrGK janë shprehur të kënaqur me vendimin për burg të përjetshëm për Dardan Krivaqen, ndërsa jo për dënimin prej 15 vite burg për Arbër Sejdiu.
Sipas RrGK, dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur…
Sot është vendosur që të largohen edhe 25% e forcave policore të Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri të vendit. Vendimi u mor pas vlerësimit të situatës nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për…
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqen për vrasjen e Marigona Osmani.
Me tu shqiptuar dënim në sallë janë dëgjuar brohorima e duartrokitje duke e mirëpritur vendimin e gjykatës. Një zë gruaje u dëgjua duke i thënë…
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë për shkelje të Kushtetutës.
Sipas tyre, pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në konferencë për media, ka thënë se shkeljet kushtetuese janë kthyer në normë nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, shkelja e Kushtetutës u dëshmua edhe dje me rrëzimin e disa neneve të Ligjit…

