Lajme

Çfarë ndodhi në seancën e 27 prillit?

Një seancë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u mbajt të hënën, më 27 prill, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për postin e presidentes u propozuan dy kandidate: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e LVV-së dhe të komuniteteve joshumicë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme, duke bërë që të mungonte kuorumi i nevojshëm prej së paku 80 deputetësh në sallë.

Pavarësisht kësaj, rundi i parë i votimit u zhvillua.

Në votim, Feride Rushiti mori 63 vota, Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë, ndërsa një vote ishte e pavlefshme.

Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan pas seancës, duke theksuar se zhvillimi i votimit pa kuorum cenon legjitimitetin e procesit dhe rendin kushtetues të vendit.

Të Ngjashme