Aktuale

Çfarë ndodhi përballë QTU-së? Qytetari dhunohet në mes të ditës, policia fsheh ngjarjen (Video)

Një sherr që ka degraduar në përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, përballë QTU-së.

Sipas një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se dy persona me sjellje gangsterësh kanë ndaluar një makinë në mes të autostradës, kanë zbritur me forcë një të ri nga automjeti dhe e kanë dhunuar barbarisht në sy të qytetarëve.

Arsyet e këtij sherri ende nuk dihen, ndërsa siç shihet nga pamjet në vendngjarje kanë qënë prezent edhe efektivë policie por deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga këta të fundit.

Në çdo shtet normal, një akt i tillë do të sillte reagim të menjëhershëm nga policia, identifikim autorësh dhe masa të forta, ndërsa duket se në Shqipëri bandat bëjnë ligjin ndërsa qytetarët shohin se si rendi dhe siguria po dorëzohen përballë dhunës.

View this post on Instagram


A post shared by @shqip.direkt

Të Ngjashme