![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/cfare-pozitash-kane-ne-ministrine-e-tregtise-dy-drejtoret-e-arrestuar-sot-nga-policia-e-kosoves_64df28cad9daa.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Një aksion i nisur në orët e para të mëngjesit ka pasuar me dy të arrestuar deri më tani.
Aksioni ka nisur lidhur më përgjimet e publikuara në media ky dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it ku pretendohej se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore.
Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara janë arrestuar në vendin e punës në zyrat e MINT.
Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e Driton Muharremit dhe lokalin e tij “Bukë e Zemër”.