Pas përfundimit të protestës në Tiranë, Policia e Shtetit ka ndaluar disa të rinj.
Ngjarja vjen pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private apo dhe koshave të mbeturinave.
Gjithashtu kanë thyer semaforë dhe çdo gjë që u ka dalë para.
Ndërkohë sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar./TopChannel
