Aktuale

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

Media franceze ka publikuar një renditje të agjencive të inteligjencës në Evropë, ku në vendin e parë është renditur MI6 e Mbretërisë së Bashkuar me 251 pikë.

Sipas renditjes që ka bërë “L’Express”, vendin e dytë e zë DGSE e Francës me 169 pikë, ndërsa e treta është AIVD e Holandës me 97 pikë. Në pozitën e katërt renditen së bashku shërbimet ukrainase SBU dhe HUR me 77 pikë, ndërsa BND e Gjermanisë mban vendin e pestë me 62 pikë.

NEWS  Nuk ishte e paralajmëruar/ Rama pas mbledhjes së qeverisë: Do të them të vërtetat për Zvërnecin dhe pronësinë e tokësNë dhjetëshen e parë përfshihen edhe Suedia, Norvegjia, Estonia, Polonia dhe Danimarka.

Sipas shpjegimit të publikuar, renditja është hartuar nga një juri prej 60 profesionistësh ndërkombëtarë të inteligjencës.

Secili prej tyre ka votuar për pesë shërbime të huaja të inteligjencës bazuar në përvojën e tyre, duke ndarë nga pesë pikë për vendin e parë deri në një pikë për vendin e pestë. Kriteret kryesore të vlerësimit kanë qenë efikasiteti dhe besueshmëria.

NEWS  “Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit të vrarë në derën e shtëpisë: Ishte i fiksuar pas një vajze 13-vjeçare, donte ta rrëmbenteDhjetë shtete të tjera të përfshira në këtë listë pas dhjetëshes së parë janë Rumani, Spanja, Finlanda, Zvicra, Italia, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Portugalia, Austria dhe Letonia.

Të Ngjashme