Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Çitaku: Qeveria ia paska mësyer edhe Këshillit të Prindërve

 
   

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Këshilli i Prindërve i Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve në gjithë Kosovën.

Sipas Çitakut, Qeveria synon kapjen e Këshillit të Prindërve.

“Pasi sulmuan brutalisht sindikatën e arsimit, Qeveria ia paska mësyer Këshillit të Prindërve. Tashmë është e qartë, qeveria dëshiron ta shuaj çdo zë mospajtues. Secili është cak sulmi, deri në thyerje apo nënshtrim. Mediat, bizneset, sindikatat, madje edhe KFOR-i. Çfarë marrëzije. Prirjet totalitare tashmë janë të qarta. Këmbanat po bien, e indiferenca në këto situata nuk guxon të jetë përgjigje”, ka thënë ajo.

Ajo këtë reagim e ka bërë në faqen e saj zyrtare në Facebook.
 

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Kurti falënderon Zvicrën për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës

Lajme

​Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Lajme

Osmani dhe Taha flasin për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-së

Lajme

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese