Aktuale

Ç’PO NDODH NË KORÇË? RENEA dhe policia ‘zbarkojnë’ në qytet për kapjen e një të dënuari për vr*sje, ushtrohen kontrolle në një pallat

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në përpjekje për të lokalizuar një person të dënuar me 18 vite burg për veprën penale të vrasjes.

Operacioni është zhvilluar pas informacionit të mbërritur në polici se personi në kërkim mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës.Mbi bazën e këtij informacioni, forcat e RENEA-s, së bashku me shërbimet e Policisë Vendore, kanë kryer kontrolle në ambientet e pallatit ku dyshohej se ndodhej i dënuari.

Kontrollet nuk kanë çuar në gjetjen e personit të kërkuar.Policia po vijon punën për të verifikuar informacionet mbi vendndodhjen e tij dhe për të bërë të mundur kapjen e personit, ndaj të cilit rëndon një dënim prej 18 vitesh burgim për vrasje.

Kontrollet dhe kërkimet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera, ndërsa grupet e angazhuara po punojnë për lokalizimin e të dënuarit.

Të Ngjashme