ShowBizzz

Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo gjatë shtatzënisë së dytë

Dafina Zeqiri ka marrë një surprizë të veçantë pas lajmit për shtatzëninë e saj të dytë. Këngëtarja e njohur shqiptare ndau me ndjekësit në Instagram një dhuratë emocionuese të ardhur nga fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, dhe partneri i saj, DJ Gimbo.

Çifti kishte zgjedhur ta uronte artisten me një buqetë elegante lulesh dhe një kartolinë plot dashuri, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave. Në mesazhin e shkruar për Dafinën thuhej: “Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

Të Ngjashme