Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dalin pamjet e patransmetuara, momenti kur Meti godet Blerandon

Dalin pamjet e patransmetuara, momenti kur Meti godet Blerandon

Njëri nga konkurrentët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Meti, është përjashtuar nga shtëpia, para tre ditësh.

Kjo ndodhi pasi Meti dhe Blerando u përfshinë në një debat të ashpër, ku Blerando si kapiten i javës, i dha detyrë Metit të pastronte banjot.

Kërkesa e Metit ishte që t’i orfoheshin dorëza e maskë, se ndryshe nuk do e kryente detyrën. Pas kësaj, Meti eskaloi deri ne cënim fizik, e cila është rreptësisht e ndaluar në lojë.

E gjitha përfundoi me përjashtimin e Metit.

Në Prime, u shfaqën pamjet kur Meti e godet i pari Blerandon.