Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Hotolisht.
Një gur i përmasave të mëdha është shkëputur nga shpati i kodrës dhe ka rënë mbi një automjet tip “Benz” që ishte në lëvizje, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit.
See also Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në TiranëViktima është identifikuar si shtetasi Arjan Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dëshmojnë forcën e madhe të goditjes, e cila ka shkatërruar pjesën ballore të automjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje rrethanore.
Ditët e fundit, qarku i Elbasanit është përfshirë nga stuhi të pazakonta shiu dhe breshëri, të cilat kanë sjellë rrëshqitje masive gurësh e inertesh në disa akse rrugore, si dhe dëme të shumta në sektorin e bujqësisë.


