Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Daniel Serwer godet Serbinë për Vulinin

 
   

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar shefin e inteligjencës serbe, Aleksander Vulin pas lidhjeve të tij me Rusinë dhe ndihmesën që ia ka dhënë Moskës në përpjekjet për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor. SHBA ka specifikuar se një vendim i tillë nuk është kundër institucioneve të Serbisë.

Lidhur me këtë vendim ka folur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, duke shprehur dëshirën e tij që Serbia t’i bashkohet botës Perëdnimore.

Për këtë ka reaguar analisti amerikan, Daniel Serwer, duke pyetur se si mund të dërgohet drejt Perëndimit një shtet që e ka të sanksionuar shefin e inteligjencës për shkak të ndihmesës që ia ka bërë ndikimit keqdashës të Rusisë.

“Si do të sillni një vend drejt Perëndimit, me një shef inteligjence të sanksionuar se ndihmoi ndikimin keqdashës rus”, ka pyetur Serwer.