Lajme

​Deklarata për konflikt fizik në Kuvend, Ramadani: Dehari të merret në pyetje nga Prokuroria

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, kërkoi që Prokuroria ta marrë në pyetje kryesuesin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, pas deklaratës së tij për rrezikun e përplasjeve dhe konfliktit fizik në Kuvend.

Më herët gjatë ditës Dehari shkroi në Facebook se vazhdimi i seancës konstituive pa marrëveshjes mes partive mund të tensionojë më tej situatën dhe të çojë në konflikte fizike brenda sallës së Kuvendit.

Ramadani pyet: “Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?

Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë”.

Ai pyeti po ashtu se pse Vetëvendosje po e bllokon procesin dhe po paralajmëron mundësinë e konflikteve fizike brenda Kuvendit.

Të Ngjashme