Aktuale

Del FOTO: Ky është 24-vjeçari që vdiq pas aksidentit tragjik në aksin Korçë-Maliq, familja i jep lamtumirën e fundit ditën e nesërme

Do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit i riu që humbi jetën nga aksidenti tragjik i regjistruar në orët e para të të mërkurës, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Newsbomb.al ka mësuar se viktima është Olti Pishtari 24 vjeç, ceremonia mortore e të cilit do të zhvillohet mesditën e së nesërmes.

Njoftimi për ceremoninë mortore të të riut:

NEWS  Goditje e fortë për Serbinë, 8 shtete anëtare bllokojnë rrugëtimin e saj drejt BE-sëSiç raportuam dhe mëngjesin e sotëm, në lidhje me aksidentin e rëndë u bë me dije se mjeti tip “Benz” ku udhëtonte i vetëm viktima ka devijuar nga një rrugë rurale drejt aksit kryesor, e pastaj është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”.

Si shkak i goditjes shumë të fortë mjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, e cila u shkatërrua plotësisht e fatkeqësisht i mori jetën të riut.

NEWS  Përleshja me thika i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI)Po ashtu nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit “Audi”, Kristi Cenolli, si dhe një pasagjer që udhëtonte me të.

Këta të fundit thuhet se janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin mjekim. Ndërsa fatmirësisht bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një nga pistat që po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes thuhet se është shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti “Audi”, por shkaku i saktë i aksidentit pritet të përcaktohet nga hetimet.

NEWS  Babai vrau bashkëshorten dhe më / Familja Rrapaj në Roskovec hap dyert e mortit, varrimi do të bëhet i ndarë

Të Ngjashme