Lajme

Del i plotë aktgjykimi që shpalli kushtetues konstituimin e institucioneve- edhe 8 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të plotë aktgjykimin lidhur me kërkesat e PDK-së për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Siç është bërë e ditur, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, ndërsa në aktgjykim thuhet se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet deri më 6 tetor.

Në faqen 51 të aktgjykimit, gjykata konstaton se afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026.

Gjykata konstaton se ky afat përfundon më 6 tetor 2026.

“Prandaj, duke marrë për bazë domosdoshmërinë e funksionimit të institucioneve kushtetuese, përkatësisht vazhdimin e funksionimit të institucionit të Presidentit, me mandat dhe pushtet të plotë kushtetues, Gjykata konsideron që Kuvendi deri më 6 tetor”, thuhet në aktgjykim.

Aktgjykimi i plotë KËTU

Të Ngjashme