Vizion Plus ka siguruar videon kur familja Zenellari ka ndjekur disa persona që dyshohet se iu grabitën rreth 3 milionë lekë të vjetra dhe katër telefona celularë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Kryefamiljari Lorenc Zenellari rrëfeu se grabitja zgjati rreth 15-20 minuta dhe se autorët e pyetën vazhdimisht për paratë.
Zenellari nënvizon se gjatë ngjarjes të maskuarit kanë kërcënuar familjarët dhe kanë goditur me armë nipin e të zotit të shtëpisë./vizionplus.tv
