Lajme

Demokracia Evropiane: Nderimet shtetërore për Mlladiqin kalojnë vijën e kuqe, Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Sekretari i Përgjithshëm i Demokracisë Evropiane, Sandro Gozi ka deklaruar se vendimi i Serbisë për ta varrosur ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq me nderime të larta shtetërore kalon vijën e kuqe që asnjë vend që aspiron të anëtarësohet në BE nuk duhet ta kalojë asnjëherë.

Në deklaratën e Demokratëve Evropianë thuhet se Mlladiq i cili vdiq dje, u dënua nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime luftë përfshirë gjenocidin e Srebrenicës, e sipas sekretarit, nderimet shtetërore për një kriminel luftë të dënuar sipas këtij të fundit nuk janë kujtim, ato janë lavdi.

Derisa, Gozi theksoi se duke i dhënë Mlladiqit nderime të larta, autoritetet serbe nën presidentin Vuçiq, sipas tij po promovojnë revizionizmin historik në vend siç tha ai, të llogaridhënies dhe pajtimit.

Për këtë, Gozi është shprehur se për Serbinë e ardhmja e saj evropiane s’mund të ndërtohet mbi rehabilitimin e kapitujve më të errët të kaluarës së saj, por sipas tij, duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, vlerat demokratike dhe respektin për viktimat.

“Ata po e shndërrojnë lavdinë e atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në politikë zyrtare shtetërore, duke e larguar Serbinë edhe më shumë nga vlerat evropiane. Serbia i përket Evropës. Por e ardhmja e saj evropiane nuk mund të ndërtohet mbi rehabilitimin e kapitujve më të errët të së kaluarës së saj. Ajo duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, drejtësinë, vlerat demokratike dhe respektin për viktimat”, thuhet në deklaratë./teve1.info/

“Serbia’s decision to bury Ratko #Mladić with the highest state honours crosses a line that no country aspiring to join the European Union should ever cross.
Mladić, who died yesterday, was convicted by international justice of genocide, crimes against humanity and war crimes,… pic.twitter.com/TT0ODUahBL

— European Democrats (@democrats_eu) August 28, 2026

Të Ngjashme