Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëmtoi zbukurimet e qytetit, nis procedimi ndaj një 45-vjeçari

Policia e Korçës ka nisur procedim ndaj një 45-vjeçari në Korçë, i cili dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, zbukurimet e vendosura nga bashkia Korçë, për festat e fundvitit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 5, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, zbukurimet e vendosura nga bashkia Korçë, për festat e fundvitit”, njofton policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 52 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, është konstatuar duke transportuar me një automjet tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.