Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas aktgjykimit të ri të shpallur ndaj babait të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të fuqishëm të Hashim Thaçit nga viti 2023, duke përcjellë një mesazh të qartë rreth vendimit të sotëm, shkruan Klankosova.tv.
„Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër“, thuhet në citatin e ndarë nga ai.
Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e dënoi sot ish-presidentin Thaçi me një vit e pesë muaj burgim në rastin që lidhet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë (tentim-pengimin e drejtësisë).
