Lajme

Ukraina godet për të dytën ditë radhazi urën që lidh Krimenë me Rusinë

Ukraina ka dëmtuar rëndë urën e Kërçit që lidh gadishullin e aneksuar të Krimesë me Rusinë për të dytën ditë radhazi, pasi Moska nisi sulme në urat e Kievit.

Guvernatori i Krimesë, i vendosur nga Moska, Sergey Aksyonov, tha të martën se forcat ukrainase kishin goditur urën dhe trafiku ishte pezulluar.

Ukraina thotë se ura është një objektiv legjitim për forcat e saj të armatosura dhe ka bërë të paktën dy përpjekje të mëparshme për ta hedhur në erë atë.

Aksyonov tha gjithashtu të martën se dy persona u vranë në një sulm me dron ukrainas në Krime, raporton Guardian.

Duke shkruar në mediat sociale, presidenti ukrainas e përshkroi sulmin si “një përgjigje ndaj sulmeve ruse në infrastrukturën tonë”. Ai tha se ishte kulmi i një fushate të gjatë dhe komplekse për të prishur urën, duke përfshirë dronë dhe raketa balistike të prodhuara në vend.

Ukraina ka deklaruar se ura e Kërçit, e ndërtuar tetë vjet më parë pas aneksimit të Krimesë nga Vladimir Putin në vitin 2014 dhe e njohur zyrtarisht si Ura e Krimesë, është e paligjshme.

Ndwrkohw, sulmet ajrore ruse goditën dy ura të mëdha në Kiev vonë të hënën, pjesë e një sulmi gjatë natës që dëmtoi infrastrukturën kritike dhe ndërpreu ngrohjen dhe furnizimin me ujë në disa pjesë të kryeqytetit ukrainas, sipas kryetarit të bashkisë.

Të Ngjashme