Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Deodoranti pa alumin apo antidjersa – anët pozitive dhe negative të tyre

Në fillim të viteve 2000, mendohej se alumini në produktet antidjersës lidhej me kancerin e gjirit dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Studime të ndryshme treguar që këto fjalë janë të rreme, e megjithatë ishin pikërisht këto fjalë që çuan në një rritje të kërkesës për produkte pa alumin.

Sot ka dhjetëra deodorantë natyralë në treg në forma të ndryshme, duke zgjeruar kështu mundësitë e zgjedhjes sipas preferencave personale.

Nëse jeni kuriozë të dini për anët e mira dhe të këqija të përdorimit të deodorantëve, AgroWeb.org ju fton të lexoni artikullin e plotë.

Deodorantë apo antidjersë?

Të dy llojet ndihmojnë në reduktimin e aromës së trupit të shkaktuar nga djersitja, por ato funksionojnë ndryshe.

Deodorantët neutralizojnë ose maskojnë aromën e trupit, por nuk parandalojnë ose reduktojnë djersitjen.

Ndërsa antidjersa përmban përbërës me bazë aluminin, i cili ndërvepron me lagështinë për të formuar një shtresë që bllokon sipërfaqen e kanaleve të djersës në sqetull. Kjo parandalon djersitjen, rrjedhimisht, redukton erën dhe jua mban lëkurën të thatë.

Sipas ekspertëve alumini është një metal që gjendet natyrshëm në mjedis dhe në shumë produkte shëndetësore e bukurie. Dhe ende nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se shkakton kancer.

Që alumini ose një metal tjetër të shkaktojë këtë sëmundje, ai duhet të përthithet në qarkullimin e gjakut në sasi të mëdha dhe kanalet e djersës nuk thithin kimikate.

Të mirat dhe të këqijat e deodorantit natyral

Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që alumini në antidjersë të rezultojë i dëmshëm për shëndetin tuaj, disa njerëz preferojnë produkte që janë pa metale ose përbërës artificialë. Dhe sigurisht që deodorantët natyralë mund të ofrojnë disa përfitime të tilla si:

Lejojnë trupin të djersitet në mënyrë natyrale

Deodorantët pa alumin nuk bllokojnë djersën, kështu që djersa juaj nuk bllokohet dhe kryen funksionin natyral të trupit.

Është një zgjedhje e mirë nëse jeni alergjik ndaj aluminit

Nëse alumini irriton lëkurën tuaj, deodorantët pa alumin sigurisht që janë një zgjedhje e mirë.

E disponueshme në një gamë të gjerë aromash

Deodorantët natyralë janë krijuar për të reduktuar erën e trupit, që do të thotë se do të keni mundësinë të provoni shumë aroma të ndryshme.