Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Deputeti i LVV-së: Për zbatimin e ligjit nuk koordinohemi as me KFOR-in

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të koordinohen me askënd për zbatimin e ligjit.

Duke folur në DPT te Fidani në T7, Dugolli ka deklaruar se zbatimi i ligjit është primar për Kosovën.

“Koordinim për zbatimin e ligjit nuk do të ketë. Zbatimi i ligjit është primari. Çdo kush që i futë gishtat dhe mendon që duhet të ketë koordinim para zbatimit të ligjit, është çështje e gabuar”, ka thënë ai.

Dugolli ka thënë se për zbatimin e ligjit nuk mund të ketë koordinim as me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ne nuk biem në atë grackë, pasi që i bie se po bëjmë pazar me zbatimin e ligjit. Arrestimi i njerëzve, biografitë kriminale të të cilëve, asnjëherë s’do të ketë koordinim. As me KFOR-in, sepse ka mandat tjetër, e Policia e Kosovës ka mandat tjetër”, ka thënë ai.

“Serbia është ajo që e dëshiron destabilizimin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

​Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Lajme

Osmani dhe Taha flasin për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-së

Lajme

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese

Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë