Aktuale

DETAJE/ 42-vjeçari në Sarandë ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit./ilirianews.al

Të Ngjashme