Zbulohen detaje të reja lidhur me mashtrimin në tre 3 call centerave në Tiranë.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbulohet se si dy shtetas përfituam mbi 8 milionë dollarë në formën e kriptovalutave. Indicien e dhanë autoritetet austriake për shtetasit Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, të cilët përfituan respektivisht 3.219.915 dhe 4.811.154 dollarë në formën e kriptovalutave.
Ndërkohë, pas gjurmimit të këtyre kriptovalutave është zbuluar se si këta dy persona arrinin t’i këmbenin ato në valuta të ndryshme. Sipas dosjes, Tedi Agastra është ndihmuar nga babai i tij, Arbëror Agastra. Ky i fundit kishte në pronësi një zyrë këmbimi valutor “Alba Forex”, ku është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave.
Pjesë nga dosja:
