Aktuale

DETAJE nga grabitja e argjendarisë “Luani” në Kamëz, hajdutët e maskuar u futën me kallashnikov, kërcënuan dy punonjëset dhe mbushën çantën me florinj

Detaje të reja janë mësuar lidhur me grabitjen e një argjendarie, e regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Sipas informacioneve të siguruara, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e biznesit rreth orës 14:50, ku nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjëset të dorëzojnë bizhuteritë që ndodheshin në argjendari.

NEWS  Protestat për Zvërnecin, acarohet Rama: “Shqipëria nuk është e shqiptarëve, por shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë qenë të pajisur me armë zjarri të tipit kallashnikov. Në momentin e grabitjes, brenda argjendarisë ndodheshin dy punonjëse, të cilat janë përballur me autorët, ndërsa fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk është lënduar.

Pasi kanë marrë një sasi bizhuterish, grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja duke përdorur një motomjet pa targa dhe kanë humbur gjurmët përpara mbërritjes së forcave të policisë.

NEWS  “Agaçi koordinator i korrupsionit”, Ahmetaj: AKSHI maja e ajsbergut, kur të shihni skemën “5 ER” do mbeteni pa fjalëMenjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Kamzës, si edhe në akset rrugore përreth, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Të Ngjashme