Aktuale

DETAJE nga konflikti me a*më në Athinë/ FNSH e ruante në Fier, si përfundoi Titi në Greqi?

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku mbeti i plagosur 41-vjeçari shqiptar Alesio Xhelo, i njohur si “Titi”.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si ai arriti të rikthehej në Greqi, ndërkohë që deri pak muaj më parë mbahej në “Arrest shtëpie” në Fier nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga efektivët e FNSH-së. Xhelo konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar nga drejtësia greke për një sërë krimesh të rënda, ndërsa autoritetet shqiptare e ruanin 24 orë në banesë për shkak të precedentëve dhe dyshimeve për arratisje.

Sipas burimeve, “Titi” jo vetëm që kishte thyer masën e sigurisë, por dyshohet se ka kaluar kufirin në rrethana ende të paqarta, duke sfiduar kontrollin policor.Pikërisht kjo është edhe pika më e errët e historisë: si mundi një person i konsideruar ekstremisht i rrezikshëm, i monitoruar nga FNSH dhe me dosje të hapura për trafik armësh, pengmarrje dhe tentativë vrasjeje ndaj policisë, të largohej nga Shqipëria pa u konstatuar? Dyshimet po shtohen se ai mund të ketë pasur ndihmë nga rrjete kriminale, ndërsa arratisja e tij po shihet si një dështim serioz i sistemit të sigurisë dhe mbikëqyrjes.

Në Athinë, përplasja me policinë përfundoi me plagosjen e tij, ndërsa në vendngjarje u gjetën tre armë zjarri dhe gjashtë granata. Xhelo kishte një histori të gjatë kriminale në Greqi, ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe ishte përfshirë në disa shkëmbime zjarri me policinë. Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Rallit në vitin 2019 duke marrë peng një gardian, ndërsa më pas u arrestua në Shqipëri. Tashmë, rikthimi i tij në Greqi dhe prania e armatosur në Athinë po tronditin jo vetëm autoritetet greke, por edhe ato shqiptare, të cilat pritet të japin shpjegime se si një person nën ruajtje të FNSH-së përfundoi sërish në zemër të botës së krimit në Athinë./JOQ

Të Ngjashme