Aktuale

Detaje nga operacioni anti-drogë arrestohen 10 persona, tetë të tjerë në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë i zhvilluar në Elbasan, ku autoritetet kanë ndërmarrë një aksion të gjerë kundër veprimtarive të paligjshme në fushën e drogës.

Ky operacion vjen si vazhdim i operaconeve të koduara Rrjeti dhe Tempulli.

Prej nëntë muajsh, janë përdorur metodat proaktive nga ana e policisë me agjentë të infiltruar, si dhe janë dokumentuar me pamje filmike.

Sipas burimeve zyrtare, janë lëshuar gjithsej 26 masa ndalimi. Deri më tani, 10 persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit, ndërsa 8 të tjerë ishin arrestuar më herët.

Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Mes tyre është dhe një djalë i mitur.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Të Ngjashme