Aktuale

DETAJE nga sherri në burgun e Reçit, kush janë dy të dënuarit që u përplasën? (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me përplasjen fizike të regjistruar në burgun e Reçit, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt mes tyre.

Sipas informacioneve, personat e përfshirë janë Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi, të cilët vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale.

Sebastian Ogiçi është dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, në vitin 2022, në Tiranë, ai dhe persona të tjerë dyshohet se janë paraqitur si efektivë të antidrogës dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë kërkuar një 32-vjeçari t’u dorëzonte çantën.

Ndërsa Altedi Jolldashi është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ai u përfshi në vitin 2024 në një shkëmbim zjarri në Pogradec, ku mbeti i plagosur. Më herët, në vitin 2020, ishte arrestuar për transportim të lëndëve narkotike.

Pas incidentit në institucionin e vuajtjes së dënimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në përplasjen mes dy të dënuarve.

Të Ngjashme