Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te familja e tij, pasi ai mori leje të largohej përkohësisht nga Haga për të qëndruar pranë familjarëve në këto momente të vështira.
Kurti e cilësoi situatën në familjen Krasniqi si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për familjarët.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur”, deklaroi Kurti për mediat, transmeton “Bota sot”.
Ai foli edhe për dënimin prej 25 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Krasniqit, duke shprehur kritika për procesin gjyqësor.
“Kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, u shpreh Kurti.
