Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

Pak minuta më parë një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.

Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër./abcnews.al