Aktuale

Detaje të trishta/ 25-vjeçarja u gjet e pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeç!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj.

Sipas njoftimit, ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, në lagjen nr.1 nga shërbimi i Urgjencës Durrës.

Nga hetimet e kryera, deri tani në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë, ndërsa në banesë ka qënë edhe fëmija 2 vjeç i saj, i cili ëshë në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimi i shkakut të vdekjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme