Aktuale

Detajet/ Me pistoleta dhe silenciator në pritë, policia ndalon një vrasje të mundshme në Sarandë. Të arrestuarit ishin pozicionuar…

Pesë të rinj të ardhur nga Tirana dhe Kavaja janë arrestuar në fshatin Gjashtë të Sarandës, pasi u kapën me dy pistoleta, municion dhe një silenciator.

Operacioni i policisë u kodua “Silenciatori”, pasi sipas bluve, grupi dyshohet se po përgatitej për të kryer një atentat.

Dy personat kryesorë të arrestuar janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë, të dy me precedentë penalë.

NEWS  Gjykata e Posaçme dënon me gjobë Monika Kryemadhin dhe avokatin e saj. ShkakuSipas policisë, ata u kapën në flagrancë pranë një lokali, teksa po nxirrnin nga automjeti dy armët e zjarrit, fishekët dhe silenciatorin.

Sipas hetimeve paraprake, grupi kishte zënë pritë në një zonë pa ndriçim, duke pritur momentin e përshtatshëm për të kryer një vrasje.

Tre personat e tjerë, të cilët dyshohet se ishin shoqërues të tyre, u kapën në një automjet të dytë. Ata janë Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë, Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.

NEWS  Biznesmeni i njohur i dhuron këtë shumë parash Stenaldos/ Organzion donacion për t’i dhuruar një shtëpiBurime nga hetimi bëjnë me dije se të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili u vra më 7 maj në lokalin e tij në Qafë Gjashtë. Vrasja e 66-vjeçarit tronditi Sarandën.

Ismaili, i cili ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”, u ekzekutua me një plumb në kokë gjatë një përplasjeje me armë në lokalin e tij.

NEWS  LAJM i FUNDIT/ GJKKO dënon me 11 vjet burg biznesmenin e njohur shqiptar! (Foto/EMRI)Nga hetimet rezultoi se ai nuk ishte objektivi i sulmit, por u vra pasi ndërhyri për të mbrojtur Viktor Rucin, një person me precedentë penalë.

Aktualisht, hetuesit po verifikojnë nëse prania e grupit në këtë zonë lidhet me ngjarjen e 7 majit apo ka qenë rastësi. Deri më tani, asnjë prej të arrestuarve nuk ka dhënë deklarime për objektivin e dyshuar.

Të Ngjashme