Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të mbërrijë në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Athina zyrtare sipas mediave greke synon rifillimin e bisedimeve dhe dërgimin e mosmarrëveshjes për ndarjen e Detit për zgjidhje në Gjykatën e Hagës.
Ministri grek I Mbrojtjes, Nikos Dendias, do zbresë të hënën në një vizitë zyrtare në Tiranë, që vjen vetëm pak javë pas takimit në Athinë të kryeministrave të dy vendeve Edi Rama e Kyriakos Mitsotakis.
Shefi I mbrojtjes së shtetit Helen, mësohet se do të ketë një takim me kreun e qeverisë Shqiptare Edi Rama dhe me homologun Ermal Nufi.
Vizita u paralajmërua nga mediat greke, të cilat duke cituar burime në athinë raportuan se Dendias po vjen në Tiranë në kuadër të diskutimeve për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve.
Në artikull thuhet se objektivi kryesor i vizitës së Dendias është për të cuar përpara qëndrimion e dakordësuar për t’ia referuar mosmarrëveshjen për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Teksa citojnë burimet nga Shqipëria, mediet helene theksojnë se Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj duket i gatshëm të autorizojë bisedimet teknike të nevojshme për të çuar përpara procesin.
Ndërkohë kjo çështje pritet të preket edhe në qershor nga Ministri i Jashtëm Grek, George Gerapetritis, që do të jetë pjesë e një conference që do të mbahet në vendin tonë si përpjekje në ndihmë të Ukrainës.
Marrëdhëniet mes dy vendeve patën një ngërç për shkak të përplasjeve për Fredi Belerin, por me vizitën e kryeministrit në Greqi, ku krahas pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit, u prit në një takim edhe nga homologu Kiriakos mitstoatiks , njohën përmirësim.
Mediet helene theksojnë se Greqia e Shqipëria synojnë që këtë moment pozitiv në marrëdhënie, ta shfrytëzojnë për të gjetur modalitetet që çështja e delimitimit të zonave detare të marrë zgjidhje.
Kjo iniciativë dypalëshe u dakordësua për herë të parë në tetor 2020, teksa tashmë synohet përgatitja e një marrëveshjeje formale që do t’u lejonte të dy vendeve t’ia paraqisnin mosmarrëveshjen e tyre mbi shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive (EEZ) gjykimit ndërkombëtar.
